Në pastrimin e rrugëve të bllokuara dhe të debllokimit të fshatrave malore plotësisht të bllokuara, komunës së Ranillugut ditën e premte më 10.02.2012 në orët e para ditës i ka ardhur në ndihmë automjeti për teren i FSK-s . duke e faleminderuar ekipit dhe automjetit të FSK-s, janë pastruar të gjitha rrugët në të gjitha fshatrat e komunës, me përjashtim të Bozhecit dhe Rajanocit, ku për shkak të ortekeve të mëdha nuk ka mundur të depërtojë as automjeti i FSK-s. Por komuna e Ranillugut në bashkëpunim me ndërmarrjen “ Ardhmëria” e cila përmes tenderit e ka fituar mirëmbajtjen për periudhën dimërore në Komunën e Ranillugut dhe të Kamenicës në orët e pas ditës ka arritur që të mundësoj kalimin e rrugëve në Bozhec dhe Rajanoc, duke e faleminderuar këtë angazhim të komunës dhe me ndihmën e FSK-s është mundësuar deri diku funksionimi dhe kalimi i qytetarëve e posaçërisht i atyre fshatrave malore të cilat kanë qen në bllokadë totale.
Ndihma e kërkuar nga ana e komunës, për të siguruar kalueshmërinë e rrugëve dhe debllokimit të fshatrave malore, të cilat kanë qen në situatë të vështirë për shkak borës së madhe dhe të ortekëve të borës të jo kalueshmërisë së rrugëve, të temperaturave të ulëta dhe të pa mundësisë të funksionimit të banorëve është bërë e mundëshme.