Si edhe në fillim të vitit të kaluar Komuna e Ranillugut ka ndarë dhurata-pako për vogëlushët edhe për këtë vit, deri në klasën e katërtë të shkollës fillore në tërë territorin e komunës. Komuna ka dhuruar 450 pako në vlerë prej 1000 euro, të gjithë nxënësve të shkollave fillore deri në klasën e katërtë siç ka vepruar edhe në vitin e kaluar. Pakot janë ndarë përmes përfaqësuesve të këshillave të fshatrave. Siç ka thënë kryetari i komunës Gradimir Mikiq kemi dëshiruar që me këto pako fëmijëve të ju zbukurojmë këto ditë të dimrit.