Në tentim të gjetjes së zgjidhjes së problemit disa mujor apo vjetor mbi ndërrimin e tokës në mes të komunës së Ranillugut dhe Ministris së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kryetari Mikiq dje është në orët e pas ditës është takuar me Ministrin Stavileci. Mikiqi e ka parashtruar problemin me të cilin po përballet komuna, gjegjësisht pa mundësin e ndërrimit tokës komunale për tokën e cila është në posedim të kësajë Ministrie. Komuna e Ranillugut për shkak të problemeve të paraqitura në pa mundësi që investitorit të i sigurojë parcelën në të cilën do të ndërtohej qendra rekreative-banjësore që do të hapëte vende të reja pune për banorët e komunës dhe do të ngriste kualitetin e jetës në një nivel më të lartë.
Edhe pse udhëheqësia e komunës në tentimin e vazhdueshëm të sajë për të zgjidhur këtë problem i ka ofruar Ministrisë ndërrimin e tokës në proporcion 3 me një, gjegjësisht për aq herë parcelën më të madhe për ndërrim në të cilën do të ndërtohej qendra e përmendur, nuk kemi arritur deri te zgjidhja e kontestit. Z. Mikiq me rastin e vizitës të gjitha këto fakte i ka paraqitur Ministrit me qëllim që të vije deri te zgjidhja e situatës së krijuar. Ministri Stavileci ka shprehur kënaqësinë për këtë takim me z. Mikiq dhe ka theksuar se problemin me të cilin po përballet komuna e Ranillugut do të përcillet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim. Z. Mikiq me këtë rast e ka falemindëruar ministrin për pranim dhe fjalët e përkrahjes si dhe shpreson se ky problem sa më parë do të gjejë mirëkuptim dhe të gjendet zgjidhje në afat sa më të shkurtër.
Kryetari i komunës së Ranillugut z. Gradimir Mikiq, ka vizituar Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe ka biseduar me Ministrin Z. Blerand Stavileci mbi ndërrimin e tokës për ndërtimin e qendrës rekreative-banjësore në territorin e komunës së Ranillugut.