Vlera e projektit të cilin LOGOS-i e ka financuar me 80% kurse komuna e Ranillugut ka marrë pjesë me 20% është 21,000.00euro komuna në fillim të vitit pasi që projekti është pranuar nga LOGOS-i shpalli një tender për ndërtimin e shetitorës në fshatin Ranillug, tenderi është fituar nga Kompania ndërtimore Ardhmëria me ndërtim ka filluar në fillim të shtatorit në përputhje me marrveshjen me komunën dhe Ranillugut dhe LOGOS-in .Shetitorja që do të përgaditet me ulëse dhe shporta për mbeturina në masë të madhe do të kontribuojë pamjes urbane të fshatit Ranilug gjegjësisht edhe komunës së Ranillugut kjo është dëshira e udhëheqjes së komunës Ranillugut e cila që nga fillim po bën përpjekje të mëdha për të rritur cilësinë e jetës për banorët e saj dhe rritjen e kënaqësis me pamjen dhe pastërtin mjedisit. Shetitorja gjindet në hyrje të fshatit Ranillug afër përroit të cilën Komuna e Ranillugut e ka pastruar dhe betonuar shtratin e përrojit në fund të vitit 2010-të dhe në fillim të këtij viti . kryesia e komunës dhe kryetari Gradimir Mikic kan shprehur dëshirën dhe vullnetin që të angazhohen që komunën e Ranillugut ta bëjnë të bukur moderne për jetesë për të gjithë banorët dhe për vizitorët e komunës në kët rast fshati Ranillug. Komuna e Ranillugut në periudhën e arshme do të vazhdojë të realizoj projekte të ngjajshme në të gjitha fshatrat e komunës që të vazhdoj punën në urbanizimin e Komunës.


