Në takimin e parë në mes të zyrtarve të Komunës së Ranillugut dhe përfaqsuesve të fshatrave të Komunës, të mbajtur në Ropotovë, ku është biseduar mbi shpenzimin e bugjetit të komunës për tre muajt e parë, gjegjësisht hapat e planifikimit të bugjetit për vitin 2012-të, është thën se pjesëmarrja e qytetarve në planifikimin e bugjetit të Komunës është e nji rëndësie të veçantë sepse i ndihmon Komunës që të identifikoj më lehtë nevojat e investimeve kapitale. Mentor Rexhepi, zyrtar i projektit LOGOS ka deklaruar se me kët projekt e përkrah Komunën e Ranillugut, si në sferën e planifikimit të bugjetit edhe në ate të planifikimit të planit zhvillimor të Komunës “ Qëllimi i projektit është që Komuna diskutoj me qytetarët mbi shpenzimet dhe të kthehet në realizimin e projekteve për vitin 2011-të . gjithashtu të shërbej në qëllimin e pjesëmarrjes aktive të qytetarve për planifikimin e bugjetit për vitin 2012-të ku do të marrin investimet me prioritet” ka deklaruar Rexhepi. Gjithashtu nënkryetari i Komunës Lulzim Canaj, ka deklaruar se ndihma e projektit të LOGOS-it për Komunën e Ranillugut është më tepër se i mir se ardhur, Komuna e re e Ranillugut ka nevojë për përkrahje në të gjitha sferat, duke e marr edhe ate të planifikimit të bugjetit.. Bersant Disha- konsulltues ekspert nga LOGOS-i për budgjet, ka deklaruar se pjasmarrja e qytetarve në planifikimin e bugjetit ka randësi të veçant dhe planifikimin e investimeve kapitale, sepse këtu parashihen projektet lokale që do të investoj Komuna,. Radojica Djokic – kryesus i Kuvendit të Komunës së Ranillugut, ka deklaruar se qytetarët do të japin kontributin rreth planifikimit të bugjetit dhe mbledhjes së taksave komunale, pasi që këto taksa i ndihmojnë realizimin e projekteve të planifikuara ” Të gjitha të hyrat e Komunës do të duhej të shkonin në investime kapitale, për lët është e nevojshme që të angazhohen qytetarët që të kontribojnë në inkasimin e tyre” ka deklaruar Djokici.
LOGOS-i e ndihmon Komunën e Ranillugut në lëmin e planifikimit të bugjetit me pjesëmarrje të qytetarve të Ranillugut, më 17 qershor Projekti Zvicër-Kosovë për vetqeverisje lokale dhe decentralizim, LOGOS i cili implementohet nga ana e Fondacionit “Intercorporation” me përkrahje të Qeveris së Zvicrës, e përkrahë Komunën e re që është që është formuar me procesin e decentralizimit të Komunës së Ranillugut, në sferën e planifikimit të bugjetit me pjasëmarrje të qytetarve