Në periudhën paraprake, komuna e Ranillugut ka nënshkruar memorandum me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim IOM për blerjen e pajisjeve për kabinete shëndetësore në shkollën e mesme mjekësore në Ropotovë me degë në Shilovë dhe Pasjan.
Në bazë të memorandumit të nënshkruar për përcaktimin e pajisjeve të nevojshme për kabinetin shëndetësor në vlerë prej 18,988 euro, komuna ka ndarë 5,696 euro si kontribut për këtë projekt, i cili zbatohet përmes Programit të Stabilizimit të Komunitetit të BE-së (EU-CSP IV).
Të gjitha pajisjet shumë të nevojshme për të lehtësuar mësimin praktik iu dorëzuan shkollës së mesme mjekësore në Ropotovë të Madhe.
Gjatë dorëzimit të pajisjeve të përmendura, kryetarja e Komunës së Ranillugut, Katarina Ristic Iliq, së bashku me përfaqësuesit e shkollës së mesme të mjekësisë, shprehën kënaqësinë e madhe për realizimin e këtij projekti me shpresën se kjo pajisje do të ndihmojë në përmirësimin e mësimdhënies dhe trajnimi, duke shprehur mirënjohje të madhe për projektin IOM për donacionin dhe bashkëpunimin afatgjatë në projekte të ndryshme.