Plani buxhetor i komunës së Ranillugut është prezantuar dje para qytetarëve të Drenovcit dhe Kormijanit
2022/08/26 – 12:37
Plani për ndarjen e mjeteve buxhetore të komunës së Ranillugut për vitin e ardhshëm është prezantuar dje pasdite para qytetarëve të Drenovcit dhe Kormijanit.
Zyrtarë të komunës në krye me kryetaren Katarina Ristiq Iliq së bashku me anëtarët e K.K. të Ranillugut kanë vizituar këto dy fshatra me qëllim që banorëve të informohen më hollësisht për buxhetin e planifikuar të komunës së Ranillugut për vitin 2023.
Gjatë debatit, banorët e Drenovcit dhe Kormijanit patën mundësinë të bëjnë propozimet e tyre për investime kapitale për vitin e ardhshëm buxhetor.
Propozimet e qytetarëve nga debati në Drenovc:
• Rikonstruksioni i shkollës (çati, zdrukthtari, izolim, ujësjellës dhe tualete)
• Rikonstruksioni i ujësjellësit dhe kanalizimeve
• Ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijë
• Ujësjellësi në Drenovc të Epërm
• Rindërtimi i ndriçimit publik në Drenovc të Epërm dhe Poshtëm
• Asfaltimi i rrugës në gjatësi 150 m nën nën trafostacion
• Ndërtimi i një muri mbajtës
Propozimet e qytetarëve nga debati në Kormijan:
• Ndërtimi i kanaleve për shpatet ujore atmosferike
• Rikonstruksioni i objektit te varrezat
• Rregullim para Shtëpisë së Kulturës
• Rrethimi i trafostacionit
• Ndërtimi i policëve të shtrirë
• Asfaltimi i rrugës nga fshati në rrugën rajonale
• Ndërtimi i një shtegu për këmbësorë nga Korminjani I Epërm në të Poshtmin (me kanal për kullimin e ujërave të shiut)
• Rregullimi i rrugës që të çon në stadium ndërmjet Korminjanit të Epërm në të Poshtmin
• Rregullimi i ambulancës
• Rregullimi i përroit