Seancën e katërtë të rregulltë të Kuvendit të Komunës së Ranillugut e ka hapur kryesusi i Kuvendit të Komunës z-iu Radojica Djokic ka përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe i ka njoftuar me rendin e ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për caktimin e ditës së Komunës së Ranillugut.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit mbi miratimin e strategjis integruese dhe zhvillim të qëndrueshëm të Komunës së Ranillugut për periudhën 2011-2013-të.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për pagesë të faturave të arritura dhe të pa paguara ndaj furnizuesve.
5. e ndryshme.
Pas njoftimit me pikat e rendit të ditës z-iu Djokic e ka hapur diskutimin dhe me rend i ka hudhur në diskutim dhe miratim të gjitha pikat e rendit të ditës. Në seancë jan miratuar këto propozim vendime:
• Është miratuar vendimi mbi caktimin e ditës së Komunës së Ranillugut.
• Është miratuar vendimi mbi miratimin e strategjis së integruar dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Komunës së Ranillugut për periudhën 2011-2013-të.
• Është miratuar vendimi për pagesën e borgjit për obligimet e pa realizuara ndaj furnizuesve.
Sa i përket vendimit për caktimin e ditës së Komunës së Ranillugut, Snezhana Ristic nga IQPKR-ut dhe Dejan Jaqimovici nga PSKM kan përgaditur propozimet në formë të shkruar dhe i kan dorzuar në Kuvend.
Pas hapjes dhe leximit të propozimeve, të dy partit kan propozuar 28 qershorin për ditë të Komunës. Çka është miratuar nji zëri.
Më 29 prill 2011-të me fillim në ora 10-të është mbajtur seanca e katërt e rregulltë e Kuvendit të Komunës së Ranillugut në lokalet e Kuvendit të Komunës së Ranillugut në fshatin Domaroc.
Në seancë kan marrë pjesë 15 (delefat), duke e llogaritur edhe kryesusin e KK të Ranillugut zotriun Radojica Djokic. Së bashku me delegatët në seancën e katërtë të rregulltë kan marrë pjesë edhe zavendës kryetari i Komunës zotriu Nebojsha Kenic, drejtorët e të gjitha drejtorive, përfaqësuesi i Ministris për Vetqeverisje Lokale Yll Valla.