Më 19.11.2010-të me fillim në ora 10-të është mbajtur seanca e nëntë e rregullt e Kuvendit të Komunës Ranillug, në lokalet e KK të Ranillugut në Domaroc.Në seancën e nëntë kan marrë pjesë 14 delegat duke e llogaritur edhe kryesusin e Kuvendit z-in Radojica Djokic, kryetari i Komunës z-ti Gradimir Mikic, zavendës kryetari i Komunës Nebojsha Kenic, zavendës kryetari për bashkësi Lulzim Canaj, drejtorët e të gjitha drejtorive, përfaqësuesit e Ministris për Vetqeverisje Lokale, , përfaqësuesit e OSCE-s dhe gazetarët e radio Kllokotit.
Duke e hapur seancën e nëntë kryesusi i Kuvendit z-ti Radojica Djokic i ka njoftuar të pranishmit me 7 pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi I procesverbalit nga seanca e kaluar.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit mbi punën e drejtoris Administratës.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit mbi punën e drejtoris së financave
4. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit mbi punën e drejtoris Urbanizmit, Kadastrës,
5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit mbi punën e drejtoris Arsimit, Shëndetsis etj.
6. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit mbi punën e drejtoris shërbimeve publike.
7. E ndryshme.
Pas miratimit të pikës së parë nji zëri, drejtorët e drejtorive me rend e kan marrë fjalën dhe kan raportuar për punën e drejtorive të tyre për vitin 2010-të.
Drejtori i drejtoris së administratës z-sha Vanja Trajkovic ka njoftuar të pranishmit me punën e sektorit dhe ka cekur se gjat këtij viti administrata e Komuna së Ranillugut në sektorin e shërbimit civil ka punësuar 46 puntortë, ka miratuar 17 rregullore, ka sjellë 44 vendime, ka lëshuar 1389 dokumente nga të cilat 358 nga libri amë i të lindurve, 313 vërtetime mbi nënshtetësin dhe 63 vërtetime mbi vendbanimin në kuadër të shërbimit amë. Në drejtorin për pranim dhe mardhënje me publikën jan dorzuar 347 kërkesa dhe 16 ankesa
Nji nga raportet më me interesi ishte raportimi i drejtorit të drejtoris së financave z-it Xhavit Krasniqi. Ku ka të bëj me bugjetin dhe të hyrat e Komunës së Ranillugut për vitin 2010-të për çka kan i intereson banorët. Për Komunën e Ranillugut z-ti Xhavit Keasniqi ka paraqitur këto të dhëna: Të hyrat e komunës për kët periudhë 9 mujore është 30,582.30 euro çka don të thot se drejtoria e financave dhe bugjetit ka realizuar profit prej23,04€ drejtoria e administratës ka realizuar të hyra 1680€ kurse drejtoria e Urbanizmit, Kadastrit dhe Gjeodezis 5856 €.
Deri në fund të seancës raportet i kan paraqitur edhe drejtorët e tjerë ku ka pasuar bërë diskutime shumë dinamike. Raportet e të gjithve në fund jan vërtetuar si pas pikave të rendit të ditës me votim janë miratuar nji zëri.
Seanca ka përfunduar pas pikës së shtatë e “ndryshme” në ora 11:30h.