Çelësat e kamionit të ri iu dorëzuan zyrtarisht sot punëtorëve të shërbimeve komunale në komunën e Ranillugut. Siç ka theksuar drejtori i departamentit të shërbimeve publike, Ivan Janiqijeviq, komuna në vitin 2021 ka ndarë para nga mjetet e veta buxhetore për blerjen e këtij kamioni modern të mbeturinave. Kamioni ka kapacitet më të madh se ai i mëparshmi dhe për blerjen e tij komuna ka shpenzuar 89700.00 euro. Grumbullimi i mbeturinave me këtë kamion të sofistikuar, siç thekson drejtori Janjiqijeviq, do të fillojë sot dhe sipas të gjitha karakteristikave të specifikimit të automjetit, do të mundësojë grumbullim më efikas dhe më të shpejtë të mbeturinave dhe në këtë mënyrë do të mundësojë shërbime më të mira për qytetarët.