Gjat vizitës në Komunën e Ranillugut zotriu Petrovic ka shprehur kënaqësin me rastin e njohjes me udhëheqësin e Komunës së Ranillugut dhe ka theksuar rëndësin e decentralizimit në përmbushjen e standardeve Evropiane, pasaqërisht në sferën e vet-organizimit dhe kushteve më të mira për qytetarët në Komunën e Ranillugut dhe në tërë teritorin e Kosovës. Zotriu Petrovic ka thënë se Ministria për Vetqeverisje Lokale nji ashtu edhe ai personalisht do të jep përkrahje maksimale bashkësis Sërbe dhe bashkësive të tjera si në Komunën e Ranillugut nji ashtu edhe në Komunat tjera në Kosovë. Dhe do të angazhohet në përmirsimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët në zhvillimin ekonomik të Komunave për aq sa është kompetencë e Ministris për Vetqeverisje Lokale. Zotriu Mikic është falenderuar për përkrahjen që i ka dhënë kjo Ministri në periudhën e kaluar Komunës së Ranillugut dhe ka shprehur dëshirën që ky trend të vazhdoj edhe në të ardhmen nëse jo më tepër, atëher në kët masë të deritanishme të shprehur. Kjo ishte njiherit edhe njohje dhe vizita e parë e Ministrit të ri të Ministris për Vetqeverisje Lokale, kështu që Ministri kishte rastin që të njihet me gjendjen në Komunën e Ranillugut dhe me sukseset që ka arritur udhëheqësia e Komunës në periudhën e kaluar si dhe me problemet me të cilat ballafaqohen.
“Vazhdojmë përkrahjen e Komunave nga Pushteti Qendror sepse ky është qëllimi i egzistimit ton dhe njiherit shpresoj që Komunat të dijn të japin prioritet projekteve të rëndësishme për zhvillim të Komunave” ka deklaruar zotriu Petrovic.
Zotriu Slobodan Petrovic- Zavendës Kryeministër i Kosovës dhe Ministër për Vetqeverisje Lokale së bashku me zotriun Besnik Osmani- Sekretar Permanent i Qeveris së Kosovës dhe antarët e kabinetit të tijë e ka vizituar Komunën e Ranillugut më 16/03/2011-të rreth orës 12h. Zotriu Petrovic ka biseduar me udhëheqësin dhe kryetarin e Komunës së Ranillugut me zotriun Gradimir Mikic dhe i ka dhën përkrahje punës së tyre në përmbushjen e qëllimeve të procesit të decentralizimit.