Komuna e Ranillugut, në përpjekje për të ofruar shërbime cilësore për banorët e saj dhe për të lehtësuar lëvizjen gjatë periudhës së dimrit, çdo vit kujdeset për mirëmbajtjen e kalueshmërisë së të gjitha rrugëve lokale në territorin e gjithë komunës.
Për këtë qëllim komuna e Ranillugut ka filluar përgatitjet për pastrimin e rrugëve në periudhën e dimrit. Rizlla dhe kripa, të cilat përdoren për mirëmbajtjen e kalueshmërisë së rrugëve, janë blerë në sasi të mjaftueshme, më saktë 30 m³ rizëll dhe 5 ton kripë.
Komuna e Ranillugut ka edhe dy traktorë, të cilët janë të pajisur posaçërisht për këtë qëllim.
Zyrtarë nga shërbimi publik bëjnë me dije se në muajt në vijim do t’i mbajnë të pastra dhe të kalueshme për qarkullim të gjitha rrugët në territorin e komunës së Ranillugut.