Në kët seancë kan marrë pjesë 14 delegat duke e llogaritur edhe kryesusin e Kuvendit z-in Radojica Djokic, kryetari i Komunës z-ti Gradimir Mikic, zavendës kryetari i Komunës Nebojsha Kenic, zavendës kryetari për bashkësi Lulzim Canaj, drejtorët e të gjitha drejtorive, përfaqësuesit e Ministris për Vetqeverisje Lokale, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, OSCE-s,ICO, USAID-it dhe gazetarët e radio Kllokotit.
Duke e hapur seancën kryesusi i Kuvendit z-ti Radojica Djokic i ka njoftuar të pranishmit me rendin e ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar,
2. Zgjedhja e zavendës kryesusit të Kuvendit të Komunës së Ranillugut,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për ndarje të tokës së Komunës për Kishën Ortodokse Sërbe me sipërfaqe prej 0,50.00 ha.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për ndarje të tokës së Komunës kompanis KOP-GRUP dhe kompanis AMI-KOS me sipërfaqe prej 1.00.00 ha.
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për lartësin e kompenzimit për pranim teknikë të objekteve që nuk i financon Komuna e Ranillugut,
6. Plotsimi i Komitetit për politikë dhe financa,
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit mbi ndryshimin dhe plotsimin e rregullores për taksa, ngarkesa, tarifa dhe gjoba Komunale,
8. E ndryshme.
Pas nji diskutimi konstruktiv, dhe pjesëmarrje aktive të delegatve në diskutim jan miratuar këto vendime:
- Violeta Tomic është zgjedhur për Zavendëse të kryesusit të Kuvendit,
- Propozim vendimi për ndarje të tokës së Komunës Kishës Ortodokse Sërbe,
- Propozim vendimi për ndarje të tokës Komunale kompanis KOP-GRUP dhe AMI-KOS,
- propozim vendimi për lartësin e kompenzimit për pranim teknikë të objekteve që nuk i financon KK i Ranillugut,
- Snezhana Ristic është emruar për antare të Komitetit për politikë dhe financa,
- propozim vendimi për ndryshime dhe plotsime të rregullores për taksa,ngartkesa,tarifa dhe gjoba Komunale.
Seanca e shtatë e rregulltë e Kuvendit të Komunës është emituar drejt për së drejti në valët e Radio Stacionit “Kllokotit” kështu që qytetarët kan mundur ta përcjellin punën e Komunës së Ranillugut kështu që munden të informohen edhe për çdo ditë në lokalet e Komunës, në web faqe si dhe në seancat e Kuvendit të cilat janë të tipit të hapur
Seanca është mbyllur në ora 11.oo h.
S
Është mbajtur seanca e shtatë VII e Kuvendit të Komunës Ranillug më 22.10.2010-të në lokalet e Komunës së Ranillugut në Domaroc me fillim në ora 10-të.