Për t’i informuar sa më mirë banorët e saj, komuna e Ranillugut në periudhën paraprake vendosi tabela të njoftimeve në të gjithë komunën, më saktësisht në të 13 fshatrat, përmes të cilave e afroi punën e komunës me qytetarët e saj.
Për shkak të dëmtimit të një numri të caktuar të tabelave të përmendura dhe me qëllim të përmirësimit të informimit dhe transparencës, komuna në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “CSD” nga Graçanica, ka blerë tetë tabela të njoftimeve të reja.
Tabelat e përmendura janë donacion i “CSD”, në vlerë prej 500 euro dhe do të vendosen në periudhën e ardhshme.
Ky donacion është vetëm vazhdimësi e bashkëpunimit të frytshëm afatgjatë ndërmjet komunës së Ranillugut dhe “CSD”, me të cilin në periudhën paraprake janë realizuar një sërë projektesh dhe iniciativash.