Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, “Fundway Energy” Sh.p.k., Prishtinë në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor, për Parkun solar 35 MW në Z.K. Tomanc, Ranillug.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 16.03.2026 në ora 10:00 në Shtëpinë e Kulturës në Ranillug, do të organizohet debat publik nga “Fundway Energy” Sh.p.k., Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën online:
https://us04web.zoom.us/j/73165446586?pwd=NVTvWeo4p9S1osvbTQz7mNG0o5Mg3K.1
ID e takimit: 731 6544 6586
Kodi i kalimit: 9X4MZH
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për “Fundway Energy” Sh.p.k., Prishtinë, për Pëlqim Mjedisor, për Parkun solar 35 MW në Z.K. Tomanc, Ranillug.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.