Siç ka potencuar Zotriu Jan Braathu ambasada Norvgjis në Kosovë dhe vet shteti i Norvegjis është shumë i interesuar për komunat që janë formuar në procesin e decentralizimit ndër të cilat është edhe komuna e Ranillugut. Z-iu Braathu ka shprehur kënaqësin që ka rastin të njihet me situatën në komunën e Ranillugut dhe me udhëheqësin e komunës e cila sipas fjalëve të tijë e ka kryer punën shumë mire në periudhën e kaluar. Në takim me z. Braathu së bashku me kryetarin e komunës z. Gradimir Mikic kan marrë pjesë edhe zavendësi i kryetarit për bashkësi z. Lulzim Canaj,nën kryetari i komunës z. Nebojsha Kenic, delegatja e Kuvendit të Kosovës z-nja Vesna Mikic dhe këshilltari i kryetarit të komunës nga UNDP-a Naim Behluli. Z. Brasthu është interesuar për të gjitha fushat e punës së komunës dhe gjendjen në komunë, duke filluar duke filluar nga ajo ekonomike të statutit të qytetarve dhe të vet komunës permes të statusit kulturor dhe arsimor deri te zhvillimi ekonomik “Më së miri do të shifni gjendjen në shtet nëse njoftoheni me komunat e vogla dhe të mëdha e jo vetëm me kryeqytetin” –ka thënë Ambasadori Braathu. Gjithashtu ambasadori i Norvegjis ka theksuar se ambasada e Norvegjis do të vazhdojë të ndihmojë komunën e Ranillugut në zhvillimin e sajë dhe të egzistimit dhe se janë të hapur për bashkëpunim me komunën në të gjitha fushat, nji ashtu do të angazhohet që me projekte të ndryshme të përkrah komunën e Ranillugut. Në bisedën që ka paralajmëruar nji bashkëpunim konstruktiv të komunës me ambasadën e Norvegjis z. Mikic ka thënë që banorët e komunës dhe në kët rast edhe banorët e Kosovës duhet të i largojnë barierat që na kan ndarë në të kaluarën dhe me nji punë konstruktive dhe objective të formojmë bashkësin e shëndoshë, të sukses,shme dhe bashkësi të avancuar që gjithmon do të jet në shërbim të çdo kujtë në veçanti dhe gjithë here në shërbim të gjithë qytetarve
.