Ekipet që janë të angazhuara nga Komuna në periudhën e kaluar për pastrimin e rrugëve edhe sot janë në teren për pastrimin e rrugëve. Është në vazhdim pastrimi i borës dhe ortekëve të mbetur që është si pasojë e sasive të mëdha të reshjeve të borës në periudhën e kaluar. Kujdesi i posaçëm do të i kushtohet fshatrave malore të cilat edhe më tutje janë në situatë të vështirë nga fshatrat tjera të komunës.