Në këto dy vite ka pasur përparime dhe përmirësime të dukshme në infrastrukturën e Komunës së Ranillugut dhe është investuar edhe në ato lokalitete në të cilat investimet nuk kishin ndodhur në pesëdhjetë vitet e fundit. Mikic ka thënë se nuk dëshiron të ndajë projektet në të rëndësishme dhe në më pak të rëndësishme sepse sipas tij, secili projekt ka pasur rëndësi të veqantë për lokalitetin në të cilin është realizuar. Këtë vit në Ranillug janë asfaltuar rrugë, janë ndërtuar shkolla dhe rrjete ujësjellësi e kanalizime. Mikic ka thënë se do të dëshironte që plani Ahtisari të implementohej në tërësi dhe që komuna të menaxhonte edhe me tokën e saj, sepse në këtë mënyrë zhvillimi ekonomik do të ishte më i hovshëm, ndërsa i tërë përkushtimi i tij në vitin që vjen do të jetë tek ekonomia dhe hapja e vendeve të reja të punës. I pari i Ranillugut ka thënë se banorët e kësaj komune e ndjejnë tanimë Ranillugun si komunën e tyre. “Fakti se nga 40 mijë euro të planifikuara si të hyra vetanake në këtë vit kemi grumbulluar rreth 80 mijë euro është treguesi më i mirë se banorët e ndjejnë komunën si të tyren dhe janë të vetëdijshëm se pagesa e taksave komunale është drejtpërsëdrejti investim për një jetë më të mirë për ta” ka thënë Mikic. Përqendrimi i organizatave ndërkombëtare për të ndihmuar Ranillugun ka marrë vlerësim të lartë nga kryetari i komunës ”Projekti DEMI/USAID ka pasur një rol të rëndësishëm dhe ka qenë mbështetës për komunën e Ranillugut, prandaj për tërë stafin e këtij projekti kam falënderime të veçanta” ka thënë Mikic.
Naser Ashimi, këshilltarë rajonal i projektit DEMI ka folur në këtë intervistë për të gjitha komponentët në të cilat është i fokusuar DEMI. “Ne kemi marrëveshje bashkëpunimi më Ranillugun dhe jemi të kënaqur me bashkëpunimin e arritur në të gjitha pesë komponentët që jemi të fokusuar, dhe po ashtu Ranillugu ka treguar performancë të mirë dhe është shpërblyer edhe me grante nga DEMI” ka thënë Naser Ashimi.
Programi i Iniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive (DEMI) i USAID-it punon ngushtë me Komunën e Ranillugut për t’u bërë komunë më efikase, demokratike, përfshirëse në vendimmarrje dhe transparente. Konkretisht, Iniciativa për Komuna Efektive dhe Demokratike përkrah këtë komunë në funksionalizimin e saj të plotë, sikurse që janë fuqizimi i administratës komunale përmes hartimit të rregulloreve – dy prej të cilave do të miratohen në seancën e sotme, ka përkrahur në hartimin e planin të punës së kuvendit komunal – që do të miratohet në seancën e sotme, përmirësimi i ofrimit të shërbimeve publike, në veçanti grumbullimin e mbeturinave të ngurta dhe përfshirjen e qytetarëve në të gjitha këta hapa.
Kryetari i Ranillugut Gradimir Mikic e ka vlerësuar si të suksesshëm vitin 2011 për komunën që e drejton. “Unë nuk e konsideroj më Ranillugun komunë të re, sepse stafi i saj, administrata e ndihmuar edhe nga partnerë të rëndësishëm siç është projekti DEMI/USAID tashmë ka fituar përvojën e qeverisjes dhe radhitemi në komunat më efektive në Kosovë” ka thënë Mikic në një Intervistë përmbyllëse të vitit 2011 e bashkorganizuar nga DEMI dhe Radio Premiera.