Gjegjësisht para një kohe të caktuar është arritur deri te zgjidhja kompromise në relacionin Komuna e Ranillugut dhe Ministrisë dë Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kështu që në pranverë do të startohet me punët e implementimit të projektit të madh dhe shumë të rëndësishëm për komunën tonë. Kur të merret parasysh se nga territori i komunës së Ranillugut do të punësohen 150 njerëz, në shikim të parë duket se sa rëndësi ka implementimi i një projekti të këtillë. Komuna gjithashtu është duke punuar në inicimin e disa subjekteve afariste, deri te realizimi do të vije gjatë vitit 2012-të, ku njerëzit do të gjejnë punësim.
Komuna edhe më tutje angazhohet dhe ka për detyrë që të gjitha iniciativat të i drejtojë në këtë drejtim, me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës. Udhëheqësia e komunës së Ranillugut po i sjellë fundin e luftës dy vjeçare për realizimin e projektit qendra rekreative banjësore.