Debati i Parë Publikë në të cilën udhëheqësia e Komunëssë Ranillugut ka prezentuar punën dhe arritjet në vitin 2011-të të mbajtur më 24-të qershor të vitit në vijim.Në bazë të nenit 68.1 të Ligjit mbi Vetqeverisjen Lokale të Komunës së Ranillugut ka organizuar Debatë Publike në temën „Prezentimi i punës të Komunës së Ranillugut për 6 muajët e kaluar të vitit 2011-të“ në të cilën vet titulli i temës flet për udhëheqësin e Komunës ku prezentohet puna për kët periudhë. Gjegjësisht me qëllim të transparencës në punë, komuna para qytetarve të sajë kan dal me nji prezentim të projekteve të realizuara të cilat komuna i ka patur për qëllim për vitin 2011-të të cilën qytetarët kan parë përmes slajdeve show – dhe me prezentim gojor të kryetarit të komunës z- Gradimir Mikic dhe të drejtorve të komunës. Në debatë kan marrë pjesë rreth 70 qytetar të cilët në kët rast kan mundur të parashtrojnë pyetje për udhëheqësin e komunës së Ranillugut në formë të shkruar dhe janë njoftuar me projektet që janë finalizuar ose janë në procesin e realizimit : ndërtimi i ndërtesës administrative që është në procesin e ndërtimit, renovimi i tri Shtëpive të Kulturës, asfalltimi i rrugëve në fshatin Ropotovë e Madhe, ndërtimi i kanalizimit në Domaroc, ndërtimi i urës në Karagjinac në Ropotovë të Madhe, ndërtimi i urës mbi moravë në fshatin Kormjan i Epërm si dhe shumë projekte të tjera të cilat komuna e Ranillugut ka patur në plan për të i realizuar deri në fund të vitit , në periudhën 6 mujore i ka realizuar. Banorve të komunës së Ranillugut ju është prezentuar edhe plani i bugjetit për vitin 2012-të, si dhe bugjeti për vitin 2011-të dhe plani i investimeve kapitale për për vitin 2011-të. drejtori i drejtoris për bugjet dhe financa z- Xhavit Krasniqi ka paraqitur se në cilat projekte do të shpenzohen më së shumti mjete dhe ka theksuar se Komuna e Ranillugut ka arritur që të realizoj të hyra më të mëdha se ato të pritura për kët vit dhe në fushën e të hyrave vetanake ka avancuar shumë dhe për kët është shpërblyer nga ana e USAID-it të projektit Demi në vlerë prej 35.000,00 dolar, për realizimin e nji projekti prioritar për Komunën. Pas prezentimit të pranishmit kan patur mundësi të marrin përgjigjëje në pyetjet që kryesisht i jan drejtuar kryetarit por edhe drejtorve të drejtorive. Z-ti Mikic ka theksuar se komuna e Ranillugut do të vazhdoj me trendin e informimit të qytetarve mbi punën e komunës dhe se është shumë i kënaqur për interesimin e qytetarve për punën e komunës dhe me kët ngritjen e kualitetit të jetesës për të gjithë qytetarët e komunës së Ranillugut
.