Thirrjes së komunës Ranillug në konferencën për shtyp ju janë përgjigjur “Radio Kllokoti” nga Kllokoti, “Radio Premijera” nga Kamenica dhe “Televizioni Puls” nga Shilova. Gjegjësisht konferenca për gazetar është organizuar me qëllim të përfaqsimit të komunës së Ranillugut në media dhe në prezentim sa më të mire dhe transparent të punës dhe veprimtaris dhe shërbimeve që i ofron komuna e Ranillugut..Inicijativën për kët qëllim të takimit e ka ndërmarrë kryetari i komunës z. Mikic në bashkëpunim me projektin USAID –/DEMI. Në konferencë kan marrë pjesë përfaqsuesit gjegjësisht gazetarët e shtëpive të përmendura dhe kët: Jovan Simic – gazetar TV Puls-i, Fatmir Matoshi – redactor kryesor dhe përgjegjës i Radio Premijerës, Nebojsha Vesic – redactor kryesor dhe përgjegjës i Radio Klokot-it dhe Nikola Stolic – menadxher Radio Klokot-it. Së bashku me gazetarët e përmendur në conference ka marrë pjesë edhe z-nja Ginka Kapitanova drejtor i projektit USAID/DEMI me bashkëpuntorët e sajë dhe udhëheqësin e komunës.Në hapjen e conferences kryetari i komunës i ka falenderuar musafirët e pranishëm duke e hapur takimin me fjalët “më vjen mir që e keni identifikuar nevojën për nji plasim intenziv dhe kualitativ të informative të komunës për qytetarët e sajë”. Kryetari ka folur për nevojat e njoftimit me vështërsit me të cilat po ballafaqohet komuna a para së gjithash zyra për informim publikë, e cila është e kufizuar me hapsirën dhe kohën, e cila ka nevojë për nji kontakt sa më intenziv me media dhe bashkëpunimin me të njejtat, dhe me qëllim të ket qasje në informatat e shfrytzuesve të skajshëm, gjegjësisht banorve të komunës së Ranillugut dhe më gjërë. Zonja Kapitanova me kët rast ka thënë se komuna e Ranillugut ka arritur rrezulltate të dukshme në të gjitha fushat e veprimit të sajë edhe se komuna ka nevojë të pa evitueshme për përcellje të ndodhive në komunë sepse në teritorin e sajë nuk ka media locale. Gjat takimit është zhvilluar diskutim konstruktiv me qëllim të mbulimit të medial të komunës dhe janë dëgjuar propozimet e përfaqsuesve të mediave në kët temë. Gjegjësisht z. Jovan Simic ka propozuar realizimin e nji kronike nji orëshe mbi punën e Kuvendit të Komunës së Ranillugut dhe ky propozim ishte shumë interesant dhe është miratuar në takim si një gjë që duhet të realizohet në nji periudhë të shkurtër. Ka patur edhe ide të tjera konstruktive, siç është hapja e faqes Facebook të komunës dhe të konferencave sa më të shpeshta me shtypin në të cilat do të prezentohej puna e komunës. Takimi ka mbaruar pas dy orë diskutimesh në të cilën janë marrë vesh disa hapa konkret të cilat do të ndërmirren me qëllim të prezantimit sa më të mir të punës së komunës së Ranillugut. Me qëllim të pjesëmarrjes sa më të madhe të komunës së Ranillugut në media dhe të prezantimit sa më të mire të punës dhe transparences së informimit sit ë qytetarve të sajë si dhe të banorve të komunave tjera. Udhëheqësia e komunës Ranillug e ka thirrur konferencën për gazetar.