Sesioni ka siguruar hapësirën për shkëmbimin e ideve dhe mundësive të pjesëmarrjes së bujqëve individual ose OJQ anëtarët që merren me prodhime bujqësore ( Bletarët, shoqatat për prodhimet e qumështit etj.). Ky është një rast i mirë për të inkurajuar ndërmarrësit që të regjistrojnë bizneset e tyre sepse procesi i regjistrimit është shumë i thjeshtë dhe falas dhe mundë të kryhet për disa ditë. Gjithashtu ky është rastë shumë i mirë për krijimin e rrjetit në mes të bizneseve dhe ndërmarrësve, këmbimin e përvojave. E para së gjithash ky panair do të rris bashkëpunimin në mes të bizneseve në regjion. Panairi i ndërmarrësve do të mbahet më 23 dhe 24 mars 2012-të, nikoqir i ngjarjes do të jetë komuna e Shtërpcës. Ndërmarrësit nga komuna e Ranillugut do të kenë mundësi që të vizitojnë këtë panair dhe ata të cilët dëshirojnë ti ekspozojnë prodhimet e tyre në të njëjtin, duhet të paraqiten në Zyrën për Bujqësi, Pylltari dhe zhvillim rural në Domaroc deri më 10. mars 2012-të.