Në numrin e më parshëm Ju kemi njoftuar se ky këshillë është formuar mir po nuk e kemi cekur se i njejti është formuar me inicjativë të OSCE-s dhe të Komunës së Ranillugut dhe se këto dy institucione do të jen përkrahja më e madhe dhe bashkëpuntor të këtij këshilli dhe të gjitha degëve të këtij këshilli që do të formohen në të ardhmen në të gjitha fshatrat e Komunës së Ranillugut, e tëra kjo me qëllim të ngritjes së kualitetit të rinis në komunë. “ Qëllimi i këshillit është puna në forcimin e kapaciteteve të të rinjve, afirmimi i të rinjve dhe promovimi i pjesëmarrjes aktive i të rinjve në të gjitha proceset të interesit të përgjithshëm, të vlerave sociale e demokratike” thuhet në tekstin e planit të statutit të Këshillit të Rinis. Këshillin e Rinis e përbëjnë kryetari i këshillit – Zoran Stankovic, zavendës kryetari i këshillit – Sanja Maksimovic dhe antarët e këshillit – Aleksandar Markovic, Jelena Jovanovic, Dalibor Ristic, Millosh Cvetkovic dhe Branisllav Stankovic. Antarët e këshillit kan filluar me hapa konkret drejtë realizimit të të gjitha qëllimeve përmes të dy projekteve të cilat në periudhën e ardhshme do të realizohen. Bëhet fjalë për organizimin e puntoris (të seminarit) me qëllim të edukimit të antarve të këshillit për drejtimin e nji trupe të tillë dhe ligjërimit në temën “Preventimi i sidës (aidsi) dhe smundjes së varësis” e cila siç kan cekur antarët e këshillit sipas shpresave të tyre do të ngjallë interesim të nji numri të madh të të rinjve të këtij teritori dhe të ju ndihmojmë në zgjidhjen e problemeve potenciale dhe të veprohet në mënyrë preventive në situatat e tilla. Të gjithë banorët e Komunës së Ranillugut të moshës prej 14 deri 30 vite munden të kyqen në punën e Këshillit në përmirsimin e jetës të të rinjve dhe në krijimin e rinis shoqrore dhe sociale të rinis së Komunës së Ranillugut- është qëndrim i përbashkët i Këshillit të Rinis të Komunës Së Ranillugut.
Pas formimit të Këshillit të Rinis në Komunën e Ranillugut, kryesia dhe antarët e këtij këshilli kan organizuar takim të Këshillit të Rinis së Ranillugut, me qëllim të hartimit të statutit të të kësaj organizate edhe njiherit për planifikimin e aktiviteteve në të ardhmen.
